Kush jemi ne?
Ju mund të keni dëshirë të krijoni një biznes ose të zhvilloni më tej biznesin që keni. Në këtë rrugë ju shfaqen përpara shumë ide dhe pikëpyetje. Në këtë drejtim ju keni nevojë për:
  • Konsulencë teknike dhe ligjore për idetë apo nismat që doni të ndërmerrni për një biznes të caktuar.
  • Informacion për tregje, mallra dhe teknologji nga burime të ndryshme.
  • Kontakte biznesi me subjekte vendase ose të huaja.
  • Botime të ndryshme ( gazeta, revista, libra, guida, katalogë dhe reklama të ardhura nga drejtime të ndryshme) apo të blera nga ne.
  • Publikime, reklama dhe promovim të biznesit Tuaj.
  • Leksione, workshope, seminare, kurse, konferenca, etj që kanë lidhje me krijimin apo zhvillimin e një biznesi.
  • Aktivitete edukative të etikës tregtare.
  • Ofrimin e specialistëve të huaj për të dhënë ndihmesë praktike në organizimin e biznesit Tuaj.
  • Takime me përfaqësues të pushtetit vendor dhe të institucioneve të qarkut për probleme të zhvillimit të biznesit.
  • Takime me përfaqësues të organizmave të ndryshëm (vendase dhe të huaja) që mundësojnë nxitjen e biznesit.
  • Pjesëmarrje në grupe të veçanta në misione të ndryshme biznesi brenda dhe jashtë vendit.
  • Informacion për panairet që zhvillohen gjatë vitit në të gjitha vendet e botës dhe mundësinë, sipas dëshirës, për pjesëmarrjen në grup në këto panaire.
  • Shërbime të ndryshme administrative për biznesin Tuaj.
Të gjitha këto shërbime Ju do t'i gjeni te:

DHOMA E TREGTISË DHE INDUSTRISË SHKODËR

Në këtë kuadër personeli i administratës së Dhomës, ju fton që të mos hezitoni për të marrë çdo shërbim në zhvillim të biznesit Tuaj.

MIRËSE TË VINI!