Historik i shkurtër i qytetit
Pasqyrimin e gjendjes dhe nivelit te zhvillimit te bizneseve tona si dhe llojet e sherbimeve qe Dhoma i ofron atyre, Ju keni mundesi t'a gjeni tashme gjeresisht ne faqen tone te internetit. Kete pasqyrim Dhoma e sheh si nje domosdoshmeri ne kushtet e zhvillimit te panderprere te proceseve te ekonomise se tregut dhe te vizionit per te ardhmen.

Ne kete teresi informacioni Ju keni mundesi te gjeni dhe te lidheni me bizneset e Qarkut te Shkodres qe nga dita ne dite po behen me te larmishme dhe me te fuqishme. Kjo natyrshem lidhet me vete mjedisin ku ky biznes zhvillohet : me nje infrastrukture te stabilizuar, me nje zone industriale te sistemuar, nje rajon me burime te pasura materiale (lende te para dhe ndihmese dhe fuqi puntore te kualifikuar.

Ky nivel zhvillimi ne rritje nuk mund te shihet i shkeputur gjithashtu jashte mjedisit historik, kulturor dhe gjeografik te ketij rajoni.
Ekonomia ne kete treve, si proces zhvillimi, daton qe prej me se 2400 vjetesh. Shkodranet qe ne vitin 212 para Krishtit perdornin monedhen e tyre "SKODRINON" si mjet kembimi, gje qe flet per nivelin e larte te organizimit te ekonomise ne ate kohe.

Dhoma e Tregtise ne Shkoder, ne dobi te zhvillimit te biznesit, daton qe ne vitin 1736.

Ngjarjet me te rendesishme historike dhe kulturore te Rilindjes Kombetare, dhe me vone, kane lidhje te vecanta me kete treve. Disa nga keto ngjarje si fotografia e pare, ndeshja e pare e futbollit, romani i pare, rrethi i pare ciklistik, opera e pare etj, etj, kane lindur ne Shkoder.

Te gjitha keto kane lindur dhe jane zhvilluar ne nje mjedis magjepes gjeografik qe permbledh ne gjirin e tij liqenin me te madh te ballkanit "Liqeni i Shkodres", lumenjte Drini, Buna dhe Kiri qe se bashku derdhen ne detin Adriatik (qe ndollet 35 km ne rruge automobilistike nga qyteti).

Plazhi i Velipojes ndodhet ne pjesen jug-perendimore, 35 km larg nga qytetit i Shkodres. Me nje vije bregdetare 14 km. Eshte nje nga plazhet e frekuentura nga pushues vendas dhe te huaj.



Ne krahun lindor 50 km nga qyteti dhe ne veri te kesaj treve shtrihen fshatrat e mrekullueshem turistik alpine si Razma, Thethi, Boga, Vermoshi dhe pyjet pa mbarim ne te gjithe zonen. Por ne qender te kesaj teresie qendron njeriu i mrekullueshem shkodran qe me humorin e tij te holle te mbush me optimizem dhe me kulturen, miresjelljen dhe altruizmin e tij te fton :

Miresevini ne Qarkun e Shkodres!

Kjo ftese ju vjen edhe nga biznesmenet shkodrane, si faktor real i zhvillimeve te arritura dhe faktor kyc i zhvillimeve te se ardhmes.
Keshtu mos hezitoni qe kete lidhje t'a beni edhe nepermjet faqes tone te internetit. Edhe nje here :
Miresevini!