Shërbimet e Dhomës
1. INFORMACIONE BIZNESI :
Keto informacione u shperndahen antareve te Dhomes ne menyre elektronike ose direkt me korrier ne qendren e subjektit.
Ne kete grup perfshihen :
1/1 - Kerkesa dhe oferta te ndryshme per bashkepunim, te ardhura nga subjekte te ndryshme te biznesit, brenda dhe jashte vendit.
1/2 - Ftesa nga subjekte dhe institucione te ndryshme te biznesit per te marre pjese ne panaire apo ne aktivitete te ndryshme.
1/3 - CD te ardhura nga shtete te ndryshme qe prezantojne firmat e tyre te eksport - importit.
1/4 - Njoftime dhe materiale informative te ardhura nga organe te pushtetit vendor dhe qendror si dhe nga institucione te ndryshme qe kane te bejne me biznesin.
1/5 - Botime te ndryshme si : gazeta, revista, libra, guida, kataloge dhe reklama te ardhura nga drejtime te ndryshme apo te blera nga Dhoma.
1/6 - Gjithashtu Dhoma ben kerkime per informacion ekonomik dhe tregtar per vende dhe subjekte te ndryshme sipas kerkesave te vecanta te paraqitura nga antaret e saj.

2. EDUKIM PROFESIONAL :
Per kete Dhoma, me specialiste vendas dhe te huaj, organizon :
2/1 - Leksione, workshop-e, seminare, kurse, konferenca etj qe kane lidhje me organizimin dhe zhvillimin e biznesit.
2/2 - Aktitivitete edukative te etikes tregtare.
2/3 - Sherbim SES (Senior Expres Service) qe kate beje me ofrimin e specialisteve te larte te huaj per te dhene ndihmese praktike ne organizimin e biznesit sipas fushes se kerkuar.

3. ORGANIZIM TAKIMESH TE NDRYSHME :
3/1 - Takime B2B (Biznesi te Biznesi) te antareve te saj me biznesmene vendas dhe te huaj per te nxitur bashkepunimin dypalesh.
3/2 - Takime me perfaqesues te pushtetit vendor (Bashki, Qark, Prefekture) si dhe me institucione te ndryshme Brenda Qarkut (D. Tatimeve, D. Doganave. D. Sigurimeve Shoqerore, Zyra e Punes, Komisariati i Policise, Bankat etj) per probleme te zhvillimit te biznesit.
3/3 - Promovime te biznesit sipas kerkesave te cdo antari.
3/4 - Takime me ambasadore dhe atashe ekonomike te ambasadave te huaja ne Shqiperi si dhe me perfaqesues te organizmnave te huaja, brenda dhe jashte vendit, qe mundesojne nxitjen e biznesit. takime me biznesmene, per lidhje kontratash dhe bashkepunim te ndersjellte.

4. MISIONE BIZNESI
4/1 - Per kete Dhoma, sipas interesave te shfaqura nga antaret e saj, organizon grupe te vecanta misione biznesi, brenda dhe jashte vendit.

5. PJESMARRJE NE PANAIRE (BRENDA DHE JASHTE VENDIT)
5/1 - Vec informacioneve per ekspozitat dhe panairet qe Dhoma i pasqyron ne librin e panaireve te vitit, ajo mundeson sigurimin e ftesave per pjesmarrjen e drejtuesve te subjekteve ne panaire te ndryshme si visitor apo ekspozues. Ne kete kuader ajo njeh subjektin me proceduren e plote qe duhet plotesuar si per marrjen e vizes ashtu edhe per pjesmarrjen ne panair. Pjesmarrja ne panaire i krijon subjekteve mundesine per ekspozimin e prodhimeve te tyre, per takime me biznesmene, per lidhje kontratash dhe bashkepunim te ndersjellte.

6. BOTIMET E PERVITESHME TE DHOMES
6/1 - Libri Vjetor i Shoqerive Tregtare : eshte nje botim i pervitshem qe permbledh te gjitha firmat antare te Dhomes duke i pasqyruar aktivitetin dhe adresat e tyre. Subjektet qe desherojne mund te prezantojne ne kete botim reklama, logo etj duke patur mundesine t'i bejne marketing firmave te tyre per prodhimet dhe sherbimet qe ato ofrojne. Ky botim i ben te njohur antaret e Dhomes ne mjedise te rendesishme te biznesit ne nivel vendor dhe kombetar si dhe jashte vendit nepermjet adreses se saj te internetit.
6/2 - Kalendari i Panaireve : eshte nje botim e pervitshem qe pasqyron te gjitha panairet qe zhvillohen brenda dhe jashte vendit gjate vitit kalendarik. Panairet jane te renditura sipas shteteve ku zhvillohen dhe sipas muajve. Ne liber jepen edhe informacione me interes per pjesmarrjen ne panaire si dhe adresa te ndryshme brenda dhe jashte vendit.
6/3 - Krahas botimeve te pervitshme, Dhoma ka kryer dhe do te kryej edhe botime te vecanta qe ndihmojne ne promovimin e biznesit te antareve te saj dhe zhvillimin ekonomik te rajonit.

7. KONSULENCE :
7/1 - Konsulence ligjore, ne lidhje me legjislacionin tregtar shqiptar dhe ate te vendeve te tjera, format ligjore te biznesit ne Shqiperi, dokumentacionin qe kerkohet per hapjen e nje biznesi, ngritjen e kompanive me partnere te huaj, vendosjen e kompanive te huaja ne Shqiperi, mardheniet kontraktuale etj.
7/2 - Konsulence biznesi, ne lidhje me nismen dhe menaxhimin e nje biznesi, dokumentacionin tregtar, procedurat per marrjen e nje license tregtare, procedurat doganore, sigurimin e cilesise etj.

8. SHERBIME TE TJERA :
8/1 - Leshimi i certifikates jo preferenciale te origjines per mallrat shqiptare te eksportit.
8/2 - Leshimi i notave verbale dhe dhenie informacioni per paraqitje ne zyrat konsullore ne lidhje me marrje vize.
8/3 - Leshimi i certifikates se antaresise ne Dhome.
8/4 - Leshimi i Referencave sipas kerkesave (Letra Prezantimi).
8/5 - Sherbime perkthimi.
8/6 - Informim dhe ndjekje procesi ne plotesimin e procedurave per paisjen e antareve me pasaporta sherbimi dhe viza afat gjata 2 vjecare shengen dhe 1 vjecare kroate