Aktivitete të Dhomës
» Workshop dhe Takime B2B
Panairi i Punes 2015
 Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shkodër  ka mbështetur Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në organizimin e aktivitetit “Panairi i Punës 2015” i cili u mbajt  me 18 Prill 2015 në Hotel Colosseo në Shkodër. Ky panair kishte si qëllim vendosjen e kontakteve mes kompanive që operojnë në qarkun Shkodër dhe studentëve të fakultetit Ekonomik për lehtësimin e procesit të punësimit për të dyja palët.